Ilir Demalia, i pranishëm në Serbi për ndeshjen Shqipëri–Serbi, ka ndarë një video ku shfaqet atmosfera përpara sfidës së madhe. “Ekipi kombëtar po niset drejt stadiumit”, dëgjohet të thotë Demalia, ndërsa autobusi kuq e zi lëviz mes eskortës policore dhe brohoritjeve të tifozëve shqiptarë.
Pamjet transmetojnë emocionin e një përballjeje të ndezur jo vetëm sportive, por edhe historike. Demalia pritet të sjellë gjatë mbrëmjes të tjera raportime nga terreni, duke ndarë moment pas momenti atmosferën para dhe pas ndeshjes.



