
Cristiano Ronaldo pritet t’i japë fund karrierës me kombëtaren e Portugalisë më 24 shtator, në ndeshjen e Ligës së Kombeve përballë Uellsit.
Sfida do të zhvillohet në stadiumin “José Alvalade” në Lisbonë, vendi ku 41-vjeçari nisi hapat e parë profesionalë me Sportingun. Me këtë përballje, Ronaldo mbyll një rrugëtim më shumë se dydekadash me përfaqësuesen portugeze, me të cilën numëron 233 ndeshje dhe 146 gola — shifra që e mbajnë si golashënuesin më të mirë në historinë e futbollit të kombëtareve.
Pavarësisht se ende nuk ka një njoftim zyrtar nga lojtari apo Federata Portugeze e Futbollit, raportimet konfirmojnë se ndeshja e shtatorit do të shërbejë si lamtumira e tij nga mefanella kuqegjelbër, me të cilën fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2016 dhe Ligën e Kombeve.



