Holanda, Japonia dhe Tunizia janë rivalet e mundshme të Shqipërisë, nëse arrin të sigurojë kualifikimin në play-off.
Trajneri i “tulipanëve”, Ronald Koeman, parashikon përballje të vështira.
“Oh, gjithnjë ngelet një short i mirë! Mendoj se të gjitha grupet janë të forta dhe do të ketë kompeticion. Ndeshjen e parë e kemi kundër Japonisë! Është gjithnjë e vështirë sepse ata janë një skuadër në formë, e mirë! Edhe Tunizia! Dhe duhet të presim për rivalet e katërt, pasi mund të jetë Ukraina, Suedia, Polonia apo Shqipëria! Me Poloninë jemi përballur! Pres një turne shumë, shumë të madh!” tha Ronald Koeman, trajner i Holandës.
Përshtypjet e tij për shortin i dha edhe tekniku i Japonisë, Hajime Morijasu.
“Çdo kombëtare është e fortë! Jam i bindur se edhe ajo që do të vijë nga play-off do të jetë një rival i fortë! Do të jetë një grup i vështirë! Por dua të shijoj çdo sfidë!” tha Hajime Morijasu, trajner i Japonisë.
Përballja e parë e Grupit F do të jetë Holandë-Japoni më 14 qershor.



