Në episodin më të fundit të podcastit “N’xhiro me Syçin”, moderuar nga Ilir Demalia, i ftuar ishte Edmond Petraj, i cili foli me vlerësim për biznesmenin e njohur Gjergj Luca, duke e cilësuar si një nga figurat më të veçanta të sipërmarrjes shqiptare. “Gjergj Luca është një kopje e vetvetes, nuk bëhen dy si ai. Është një personazh që nuk e braktis asnjëherë veten dhe nuk prodhohet më një tjetër si ai,” u shpreh Petraj, duke theksuar se ndryshe nga shumë biznesmenë të tjerë, Luca ka ngritur perandorinë e tij mbi prodhimin dhe punën reale.
Petraj shtoi se, “Luca ka rikthyer në identitet fabrika e ndërmarrje të rrënuara, duke i kthyer në vende prodhimi, shërbimi e punësimi”. Demalia shtoi se Luca ka punësuar rreth 3.000 persona dhe eksporton produkte deri në Amerikë e vendet skandinave. “Ne nuk kemi prodhues, por batakçinj që merren me ndërtime. Gjergji është ndryshe, është punëtor, prodhues dhe krijues i vlerave. Ai punon 16 deri në 24 orë në ditë dhe ka zbukuruar qytetet ku ka investuar”, tha Demalia, duke e cilësuar Lucën “një nga personazhet më cilësorë të këtij vendi”.
Në fund, Petraj u ndal edhe te perceptimi shoqëror ndaj sipërmarrësve shqiptarë, duke theksuar: “Ne kemi inat me investitorin, e urrejmë njeriun e suksesshëm. Ky është problem kulturor që na mban peng si shoqëri.



