Richard Grenell, ish-ambasadori
amerikan në Gjermani dhe i besuar i presidentit Trump, ka kërkuar të revokohet
viza e drejtuesit të studios së televizionit publik gjerman ZDF në Uashington.
Stacioni televiziv publik
gjerman, ZDF, e mori në mbrojtje korrespondentin e tij në Uashington, Elmar
Theveßen, kundër kritikave të ashpra nga ish-ambasadori amerikan në Gjermani
Richard Grenell. “Puna e Elmar Theveßen-it mbrohet nga liria e
shtypit”, deklaroi ZDF. Liria e shtypit është një aset i çmuar në Gjermani
dhe SHBA.
Grenelli e ka quajtur ndër të
tjera drejtuesin e studios së ZDF-së në Uashington si radikal të majtë dhe ka
kërkuar që viza e tij amerikane të revokohet. Grenelli që konsiderohet si
person i besuar i Trump-it pretendon se Theveßen kishte bërë thirrje të
përsëritura për dhunë kundër njerëzve me të cilët nuk pajtohej politikisht.
Reagon Shoqata Gjermane e
Gazetarëve
Edhe Shoqata Gjermane e Gazetarëve
(DJV) e kritikoi kërkesën e Grenellit për heqjen e vizës: “Për sa kohë që
gazetarët veprojnë brenda kornizës sëlirisë së shtypit dhe lirisë së shprehjes,
masat shtetërore detyruese nuk i përkasin arsenalit të demokracive
liberale”, tha kryetari federal i DJV-së, Mika Beuster. Në një letër
drejtuar Ambasadës Amerikane në Berlin shoqata bëri thirrje për t’u dhënë fund
kërcënimeve të tilla.
Grenelli ishte ambasador i
SHBA-së në Gjermani nga viti 2018 deri në vitin 2020 – gjatë mandatit të parë
të Trumpit. Gjatë kësaj kohe ai ishte shpesh objekt kritikash për sjelljen e
tij mjaft jodiplomatike.
Kufizimi i vizave për gazetarët
e huaj
Në fund të gushtit qeveria
amerikane njoftoi se do të kufizonte vlefshmërinë e vizave për gazetarët e
huaj. Vizat e gazetarëve do të lëshohen për një maksimum prej 240 ditësh, për
gazetarët nga Kina madje vetëm për 90 ditë. Aktualisht viza të tilla janë të
vlefshme deri në pesë vjet.



