Ish-ambasadori i Hollandës në
Kosovë, Robert Bosch foli në Euronews Albania mbi procesin gjyqësor të mbajtur
në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Bosch, i cili mbajti një fjalim
në protestën e së dielës në Hagë në mbështetje të Thaçit, theksoi se ngritja e
kësaj gjykate është perceptuar jo si një përpjekje e sinqertë për drejtësi.
“Unë kam qenë i përfshirë që në
2010-tën, dhe gjatë luftës kemi bërë gjithçka më ndërkombëtarët për të sjellë
paqe, kemi pasur negociata në Kosovë edhe kur u bënë zgjedhjet në Serbi dhe
jemi përpjekur të zgjedhim rrugën e duhur. Tashmë e dimë që Vuçiç nuk është
miku ynë në Europë por i Rusisë dhe Kinës”, tha Bosch.
Sipas tij, Kosova vazhdon të
mbajë barrën e përgjegjësisë për marrëveshjen me Serbinë, dhe theksoi se shumë
individë përgjegjës për krimet e viteve ’90 sot mbajnë pozita të rëndësishme në
Serbi.
“Kosova këtu fajësohet
gjithmonë sa i takon marrëveshjes me Serbinë. E gjithë kjo gjykatë ishte pjesë
e kësaj marrëveshje, ne krijuam de facto për serbët. Në një raport që nuk besoj
se e ka lexuar njeri, ka një pikë të rëndësishme sa i takon krimeve të kryera
nga Thaçi supozohet, shkruhet që të gjitha krimet janë kryer nga serbët dhe
asnjë serb nuk akuzohet nga kjo gjykatë.
Ka shumë fajtor që mbajnë
pozicione të mira ndërkohë që kanë qenë kriminelët kryesorë në vitet 90’. Nuk
është një gjykatë objektive por është një gjykatë për ti shërbyer Serbisë”,
shtoi ish-ambasadori i Hollandës në Kosovë, Robert Bosch.




