
Liverpoolit iu mohua një penallti? Kontestime për ndërhyrjen e Timber ndaj Isak, arbitri nuk akordoi 11-metërsh
Një episod i diskutueshëm në zonën e Arsenalit ka shkaktuar debate mes tifozëve të Liverpoolit, të cilët pretendojnë se skuadrës së tyre iu mohua një penallti.
Në qendër të diskutimit është momenti kur mbrojtësi i Arsenalit, Jurrien Timber, tërheq nga fanella sulmuesin e Liverpoolit, Alexander Isak. Pavarësisht kontaktit të dukshëm, arbitri vendosi të mos akordojë penallti.
Pamjet e publikuara kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku tifozët vënë në pikëpyetje vendimmarrjen e arbitrave dhe rolin e VAR-it.
Faqja sportive “The Kopites Roar” ka ngritur gjithashtu shqetësimin për ndikimin e vendimeve të tilla në futbollin modern, duke shtruar pyetjen nëse loja po humbet gjithnjë e më shumë besueshmërinë për shkak të gjykimeve të diskutueshme.



