Gjykatat franceze kanë përshpejtuar procedurat gjyqësore ndaj personave të arrestuar gjatë trazirave në vend, duke dhënë dënime me burg për vepra që përfshijnë vjedhje, plaçkitje, dëmtim të pronës dhe akte dhune ndaj efektiveve te policiseSipas ministrit francez të Drejtësisë, Gérald Darmanin, 217 persona janë dërguar në burg, ndërsa më shumë se 1,000 persona janë paraqitur para gjykatave. Në total, autoritetet kanë ndaluar rreth 2,700 persona që nga fillimi i trazirave te dhunshme Në Lion, 17 persona u dënuan për vepra të lidhura me trazirat nga 4 deri ne 7 muaj burg. Ne paris dy persona të dënuar për vjedhje morën përkatësisht 10 dhe 6 muaj burg.Një person mori 10 muaj burg me kusht për një çështje që përfshinte hedhjen e sendeve ndaj policise Një i ri u dënua me 8 muaj burg, pasi gjate protestave mbante nje dorezë metalike dhe një thikë e paligjshme.
Ndërkohë, Franca u përball me një tjetër ditë protestash massive te shtunen e 24 tetorit. Demonstratat nisën kryesisht në mënyrë paqësore, por gjatë pasdites dhe mbrëmjes u regjistruan përplasje në Paris, Lion, Marsejë dhe qytete të tjera.



