
Një postim i publikuar nga llogaria amerikane Raging Americans në rrjetet sociale pretendon se qytetet kryesore europiane kanë pësuar ndryshime të mëdha demografike gjatë dekadave të fundit, duke e shoqëruar këtë pretendim me thirrje kundër asaj që e cilëson si “pushtim radikal islamik”.
Në postim thuhet se në vitin 1955, Brukseli ishte 95% vendas, ndërsa sot kjo përqindje ka rënë në 21%. Për Londrën pretendohet një rënie nga 97% në 36%, për Amsterdamin nga 98% në 40% dhe për Berlinin nga 98% në 57%.



