Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka reaguar për plagosjen e rëndë të Erjon Vishkullit, pjesëtar i Tifozëve Kuq e Zi dhe mbështetës i Kombëtares shqiptare.Duka shprehet se ngjarja e ka prekur thellë, ndërsa i përcjell të riut dhe familjes së tij afërsinë dhe solidaritetin në këtë moment të vështirë.Ai thekson se FSHF është e gatshme të ofrojë ndihmë konkrete për trajtimin dhe rikuperimin e Vishkullit, në koordinim me familjen.“Erjoni ka qenë pranë Kombëtares me zemër e pasion. Sot, familja kuqezi është pranë tij”, shprehet Duka.Në përfundim të mesazhit, kreu i FSHF-së i uron Erjonit shërim sa më të shpejtë.



