Kaloi me shpejtësi semaforin e kuq dhe polici i trafikut e ndalon.
– Gjobë, kalove me të kuqe.
– Jam protestues, po nxitoj.
– Ke shkelur kodin rrugor.
– Po atyre që shkulin semaforët, u prisni gjobë? Se edhe ata, edhe unë protestues jemi.
– Nuk më duhet mua, po zbatoj ligjin.
– Po ata që bërtasin dhe rrëzojnë semaforët, nuk e shkelin ligjin?
Polici vë re se po grumbulloheshin njerëz të tjerë dhe e la…



