
Komiteti i Medias i UEFA zhvilloi mbledhjen e radhës në Kaunas, në selinë e Federatës Lituaneze të Futbollit, nën drejtimin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kryetarit të Komitetit të Medias të UEFA, Armand Duka. Në këtë takim, anëtarët e Komitetit diskutuan për prioritetet e komunikimit të UEFA dhe mënyrat për të forcuar më tej imazhin, reputacionin dhe lidhjen e futbollit evropian me tifozët dhe shoqërinë.
Postimi i plotë:
⚽️ Sot në Kaunas, Lituani 🇱🇹, zhvilluam mbledhjen e radhës të Komitetit të Medias të UEFA-s, që kam nderin ta drejtoj.
🤝 Diskutuam mbi prioritetet e komunikimit të UEFA-s, forcimin e imazhit dhe reputacionit të futbollit europian, si edhe mënyrat për të përcjellë më mirë vlerat dhe ndikimin pozitiv të futbollit në shoqëri.
🙌 Në një realitet mediatik që ndryshon çdo ditë, komunikimi strategjik dhe bashkëpunimi mes UEFA-s dhe federatave kombëtare janë thelbësore për të sjellë futbollin më pranë tifozëve dhe komuniteteve. ⚽️









