
Me rastin e 99-vjetorit të lindjes së babait të tij, aktorit të njohur shqiptar Ndrek Luca, Gjergj Luca ka ndarë një mesazh përkujtimor në rrjetet sociale.
Në postimin e publikuar në faqen Rozafa Fish City, Luca shprehet se kjo ditë është një rast për të përkujtuar me një dhuratë historike e fizike figurën e të atit.
“Sot më 3 shtator 2026 me rastin e 99 vjetorit të ditëlindjes së babës tim Ndrek Luca po e përkujtoj me një dhuratë historike e fizike. Nga sot baba im i shtrenjtë do jetë i gjallë përherë në mozaikun e kompleksit Rozafa Apollonia…”, shkruan ai.
Videon e gjeni ne kete link: https://www.facebook.com/share/v/19D7H4FqCd/?mibextid=wwXIfr



