Bellingham shkëlqen me dopietë, Anglia mposht Norvegjinë dhe sfidon Argjentinën në gjysmëfinaleJude Bellingham ishte protagonisti absolut i Anglisë në fitoren ndaj Norvegjisë në çerekfinalet e Kupës së Botës, duke realizuar dy gola dhe udhëhequr “Tre Luanët” drejt një tjetër suksesi të madh.Mesfushori anglez zhvilloi një paraqitje spektakolare, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga futbollistët më të mirë të turneut. Me dopietën e tij, Anglia siguroi kualifikimin në gjysmëfinale, ku të mërkurën do të përballet me Argjentinën në një duel që pritet të jetë ndër më spektakolarët e këtij Botërori.Përballja mes dy gjigantëve të futbollit premton emocione të mëdha, ndërsa anglezët shpresojnë të hedhin një tjetër hap drejt trofeut më të rëndësishëm në futbollin botëror.Entuziazmi në kampin anglez është në kulm, me tifozët që besojnë se ka ardhur momenti që Kupa e Botës të rikthehet në “shtëpinë e futbollit”.Go England! 🏴



