
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Bashkimit Evropian, duke komentuar deklaratat e fundit të udhëheqësve evropianë mbi nevojën për përgatitje ushtarake. Shefi i diplomacisë ruse deklaroi se çdo agresion i mundshëm i Evropës ndaj Federatës Ruse do të merrte një përgjigje të menjëhershme dhe radikale.
Lavrov theksoi se retorika e përgatitjes për luftë është kthyer në temën kryesore të elitave politike evropiane dhe udhëheqjes në Bruksel. Megjithatë, ai rikonfirmoi qëndrimin e Moskës se Rusia nuk ka asnjë synim apo interes për të sulmuar vendet evropiane, duke iu referuar edhe deklaratave të fundit të presidentit rus mbi këtë çështje.
Pavarësisht kësaj, kreu i diplomacisë ruse nënvizoi se nëse Evropa ndërmerr hapa ushtarake ndaj Rusisë, konflikti që do të pasojë do të jetë i një natyre plotësisht ndryshe nga përplasjet e zakonshme dhe do të zgjasë shumë pak kohë.



