Me dhimbje të thellë është përcjellë lajmi për ndarjen nga jeta të kapiten Muratit, një nga emrat më të respektuar dhe më punëtorë në peshkimin ndërkombëtar. Lajmi është ndarë nga Gjergj Luca, ndërsa peshkatarë nga e gjithë Mesdheu janë mbledhur në Turqi për t’i dhënë lamtumirën e fundit kapitenit të paharruar.
“Sot u nda nga jeta kapiten Murati një nga njerëzit më të njohur e më punëtorë të peshkimit ndërkombëtar. Sot jemi mbledhur të gjithë ne peshkatarët e Mesdheut këtu në Turqi për ti dhënë lamtumirën kapitenit të paharruar. Qofsh i xhenetit Murat Reiz!”, shkruan Luca në postimin në Facebook.
VIDEON e gjeni ketu: https://www.facebook.com/reel/1277281207667456



