Urim për ditëlindjen e Presidentit të FK Partizani
“N’xhiro me Syçin” i uron ditëlindjen e Presidentit të FK Partizani, z. Gaz Demi.
Prej 13 vitesh në krye të klubit, Gaz Demi mori drejtimin e një Partizani të mbetur vetëm me emrin dhe emblemën e tij historike, pa infrastrukturë sportive, në vështirësi të mëdha financiare dhe me rezultate zhgënjyese. Me vizion, përkushtim dhe punë të pandërprerë, ai e ktheu Partizanin në një klub modern, konkurrues dhe fitues, duke sjellë tituj kampionë, trofe kupa dhe pjesëmarrje të rregullta në kompeticionet europiane.
Nën drejtimin e tij është ndërtuar dhe vazhdon të zhvillohet Kompleksi i Ri Partizani, një nga më modernët në Shqipëri dhe i krahasueshëm me standardet e klubeve elitare europiane. Paralelisht, është ngritur një sistem i qëndrueshëm zhvillimi, që përfshin të gjitha hallkat, nga akademia e fëmijëve deri te ekipi i parë, duke garantuar të ardhmen e klubit.
Gaz Demi përfaqëson modelin e biznesmenit që investon në sport dhe në shoqëri, duke ndihmuar në edukimin, disiplinimin dhe formimin e të rinjve përmes sportit. Kontributi i tij shtrihet gjithashtu në kulturë, art dhe media, duke treguar një angazhim të gjerë shoqëror.
Siç thotë fjala e urtë, “dardha bie nën dardhë”. Nuk kishte si të ishte ndryshe për Gaz Demin, birin e të ndjerit Resul Demi, një personalitet i respektuar dhe një xhentëlmen i rrallë.
Në këtë ditë të veçantë, i urojmë Presidentit Demi shëndet të plotë, jetë të gjatë, suksese të mëtejshme dhe gëzime në familje, si dhe realizimin e objektivave të FK Partizani për një vend në katërshe në kampionat dhe pjesëmarrje në kupat e Europës.



