Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, paraqiti një pasqyrë të detajuar të situatës dhe masave të marra nga strukturat shtetërore për përballimin e pasojave të motit të keq. Ai theksoi se gatishmëria institucionale ka nisur që në ditët e para të janarit, me mobilizimin e prefekturave, bashkive dhe angazhimin e Forcave të Armatosura, të cilat vijojnë të jenë në terren në disa qarqe të vendit, duke u fokusuar në ndihmën për banorët e prekur, mbështetjen infrastrukturore dhe menaxhimin e pasojave emergjente.
“Rritja e gatishmërisë ka nisur që më 3 janar, ku kërkuam moblzimin e prefekturave, të bashkvie. Forcat e Armatosura u angazhuan që ditën e hënë, kemi pasur angazhimin e 502 forcave. 80 mjete, 22 motopompa, zjarrfikëse dhe autoambulanca. Forcat e Armatosura vijojnë të jenë në Shkodër, Lezhë, Dlevinë, Vlorë dhe Gjirokastër. Elementi i dytë, mbështetje në infrastrukturën kulluese, elementi i tretë ka të bëjë me rehabilitimin e disa akseve. Forcat xheniere janë të angazhuara, për rehabilitim urash dhe aksesh rurale. Akset nacionale janë të kalueshme. Sa i përket elementëve mbështetës për banorët e evakuar, 406 gjenden të akomoduar në struktura shtetërore, pjesa tjetër në struktura hoteliere. Rezervat materiale të shtetit, kanë mundësuar dislokomin, të pakove ushqimore. Kemi mundësuar transportin e 400 ton koncentrat për bagëtitë. Parashikimet për orët në vijim, duhet të kemi anfazhim logjistik masiv, qoftë nga bashkitë, për evakumin e dherave dhe inerteve, përpara se të ngurtësohen. Parashikimet ligjore për kompensimet janë në vazhdim e sipër. 1300 konstatime ka pasur vetëm në Durrës.”, theksoi Vengu.



