Dhjetëra banorë të Durrësit dolën sot në protestë për të shprehur pakënaqësinë ndaj menaxhimit të situatës pas përmbytjeve masive që kanë prekur qytetin.
Grupi i protestuesve marshoi nga rrethrrotullimi pranë burgut drejt Bashkisë së Durrësit, ku disa prej tyre, përfshirë deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Arjan Ndoja, tentuan të hyjnë me forcë në ambientet e institucionit.
Protestuesit u shprehën se përmbytjet janë pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimeve me fondet publike, duke theksuar se dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ata brohoritën slogane si “Durrësi, skenë e krimit” dhe “Shpallni gjendjen e emergjencës”, duke kërkuar veprime të menjëhershme nga autoritetet.



