Ish-presidenti Bamir Topi komentoi vendimin e presidentit aktual për shpalljen e zgjedhjeve lokale, duke vënë në dukje shqetësime për procedurat kushtetuese dhe respektimin e Gjykatës Kushtetuese.
Topi theksoi se ai nuk do të paragjykojë vendimin e gjykatës, por nënvizoi rëndësinë e respektimit të procedurave ligjore: “Gjykata Kushtetuese ka të drejtën absolute… të gjithë aktorët e tjerë janë të detyruar ta presin vendimmarrjen e saj”, tha ai. Sipas Topit, problemi filloi pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili sipas tij u orientua politikisht. “Kryeministri nxitoi për ta kaluar tek presidenti dhe i futi zgjedhjet në Tiranë së bashku me pesë bashki të tjera… Gjykata Kushtetuese nuk ka kaluar më shumë se një orë dhe ka konfirmuar pezullimin e procedurës deri në shqyrtim,” shpjegoi Topi.
Ai kritikoi mënyrën se si presidenca e interpretuan këtë vendim: “Dekretojnë… atë që tha Gjykata Kushtetuese, këtë e hodhën poshtë,” shtoi ish-presidenti. Topi nënvizoi se çështja nuk është vetëm politike, por ligjore: “Pa emocion fare, është çështje e drejtësisë. Kjo procedurë s’ka seriozitet,” tha ai, duke theksuar se shkeljet e procedurës kushtetuese mund të mos perceptohen si të tilla nga të gjithë, por mbeten problematikë ligjore. Ai përfundoi duke sugjeruar se të gjithë aktorët duhet të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të rregullave dhe transparencës institucionale.



