Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi në orët e para të mëngjesit sot, se po pezullon, “për një periudhë të shkurtër kohore”, operacionin ushtarak amerikan për shoqërimin e anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit, i cili zgjati vetëm një ditë, me qëllim që të shqyrtojë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Iranin për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.
“Projekti i Lirisë, kështu e quajti ai operacionin) do të pezullohet për një periudhë të shkurtër kohore për të parë nëse dhe në çfarë mase marrëveshja mund të finalizohet dhe nënshkruhet apo jo”, tha presidenti republikan i SHBA-së nëpërmjet Truth Social.
Trump tha se masa u bazua “në kërkesën e Pakistanit dhe vendeve të tjera, suksesin e jashtëzakonshëm ushtarak që kemi pasur gjatë fushatës kundër vendit të Iranit dhe, përveç kësaj, faktin se është bërë përparim i madh drejt një marrëveshjeje të plotë dhe përfundimtare me përfaqësuesit e Iranit”.
Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese të AP për koment ose detaje të mëtejshme mbi progresin në negociatat që përmendi Trump.
Foto: Një anije mallrash e ankoruar në Ngushticën e Hormuzit pranë Bandar Abbas, Iran, të shtunën, 2 maj 2026. (Amirhosein Khorgooi/ISNA nëpërmjet AP)



