Në podkastin “N’xhiro me Syçin”, Ilir Demalia ndaloi për pak nga diskutimi politik për të folur me entuziazëm për një shembull pozitiv shqiptar, kantinën Duka. Ai e cilësoi atë si “një histori suksesi që tregon se kur puna dhe pasioni bashkohen, Shqipëria mund të bëjë produkte që konkurrojnë me botën”.
“Kantina Duka tashmë prodhon një verë shkëlqyeshme, që ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. E gjen në Belgjikë, në Angli dhe shumë shpejt edhe në Amerikë,” tha Demalia, duke e vlerësuar si një nga përfaqësueset më të denja të verërave shqiptare.
Ai theksoi se Duka nuk është vetëm një kantinë, por një destinacion turistik që ofron “ushqim fantastik, një restorant të klasit të lartë dhe një ambient ku mund të kalosh fundjavën mes vreshtave dhe pamjes mahnitëse të liqenit”.
“Së shpejti do të përfundojnë edhe 10 bujtinat që do ta bëjnë këtë vend një perlë të agroturizmit shqiptar,” shtoi ai, duke nënvizuar se modeli i Kantinës Duka tregon rrugën që duhet ndjekur për të promovuar vlerat shqiptare në arenën ndërkombëtare.



