Në episodin më të fundit të podcastit “N’xhiro me Syçin” të Ilir Demalias, analisti Ben Andoni foli për ndikimin e Serbisë në zgjedhjet lokale të Kosovës dhe mesazhet që këto rezultate përcjellin në skenën politike dhe ndërkombëtare.
“Ka pasur ndikim shumë të madh nga Serbia. Vuçiç është përfshirë gati drejtpërdrejt. Duhej të ishte më i kujdesshëm dhe më etik, sepse mesazhet nga Beogradi në komunat me shumicë serbe jepen qartësisht,” tha Andoni. Ai shtoi se “presioni i hapur” nga Beogradi ndikon te qytetarët serbë të Kosovës, të cilët janë të varur nga ndihmat dhe gjenden në një pozitë të vështirë.
Duke iu përgjigjur Demalias, Andoni paralajmëroi se “SHBA-të kanë ndërprerë bashkëpunimin strategjik me Kosovën” dhe e quajti këtë një nga zhvillimet më të rënda për vendin. “Zoti Kurti, me retorikën e tij monotone e patetike, e anashkalon sikur është diçka e zakonshme,” u shpreh ai.



