Në podkastin e fundit “N’xhiro me Syçin”, drejtuesi Ilir Demalia diskutoi me të ftuarin Ben Andoni për rolin e ndikimit amerikan dhe situatën politike në Kosovë.
“Pa qenien e Amerikës, Kosova nuk do të ekzistonte sot, dhe Shqipëria do të kishte probleme,” vuri në dukje Demalia, duke shtuar se politika në fund të fundit lidhet me interesat dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai përmendi edhe një sens ekzotizmi që shqiptarët ruajnë për amerikanët, duke kujtuar dashurinë për Amerikën gjatë kohës së komunizmit në Tiranë.
Demalia nënvizoi gjithashtu rëndësinë e institucioneve europiane dhe masat që duhet të merren për të lehtësuar barrën mbi qytetarin e thjeshtë. Ai theksoi shqetësimin për emigracionin: “Ka një pjesëmarrje të madhe në votime, por ka ikje të kosovarëve; po ikin nga vendi dhe të lësh një vend para një agresori si Serbia është shqetësuese.”
Andoni diskutoi ndikimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale te zgjedhjet parlamentare. “Nëse zoti Kurti nuk arrin të formojë qeverinë, Kosova do të detyrohet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Rezultati i 9 nëntorit do t’u lejojë partive të shikojnë bastionet e tyre dhe të bëjnë kalkulimet për zgjedhjet e përgjithshme.”
Ai theksoi edhe dallimin mes perceptimit të qytetarit për pushtetin lokal dhe atë qendror, duke theksuar sfidat e Vetëvendosjes dhe partive të tjera në konsolidimin e rezultatit të ardhshëm.



