Në episodin e fundit të podkastit “N’xhiro me Syçin”, i ftuar ishte gazetari dhe ish-sportisti Ben Andoni, i cili foli për përvojat e tij personale në sport dhe perceptimet ndërkombëtare të shqiptarëve. Andoni tregoi për udhëtimet e tij në Serbi dhe theksoi rëndësinë e distancës nga sensacionalizmi mediatik: “Më ka shqetësuar pjesa e alarmit dhe patetizmit që krijojnë lajme për lajm. Kjo e humb besueshmërinë e gazetarisë.”
Duke komentuar për perceptimin e shqiptarëve nga serbët, Andoni tha: “Tashmë ata gjithçka të keqe identifikojnë me një konotacion shqiptar, por pa pasur në kokë shqiptarët e vërtetë.” Ai përmendi qytete si Nishi dhe Leskovaci, duke shpjeguar se historikisht nacionalizmi ka lënë gjurmë: “Në Nishi është zemra e Serbisë, pjesa më e fortë nacionaliste, më e pakultivuar.”
Ish-sportisti shtoi se Serbia vazhdon të investojë në sport. Megjithatë, ai nënvizoi se perceptimet negative mbeten të gjalla, ndërsa shqiptarët sot shpesh surprizohen nga stereotipet: “Serbët shpesh shohin Shqipërinë si destinacion turistik pa u përballur me tensionet e së kaluarës.”
Në fund, Andoni foli për trashëgiminë historike dhe rëndësinë e njohjes së të kaluarës: “Serbët e pranojnë se kanë ardhur në shekullin e shtatë, por pjesa historike nacionaliste nuk përputhet me të vërtetën bazike.” Podkasti rikthehet kështu tek debati mbi sportin, histori dhe perceptimet mes kombeve, duke dhënë një vështrim reflektues dhe kritik.



