Irani ka publikuar sot listën e shteteve që thotë se do të mbajnë përgjegjësi për mbështetjen që i dhanë luftës amerikano-izraelite gjatë këtyre dy muajve.
Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir Saeed Iravani, tha sot se të gjitha shtetet që kanë marrë pjesë në veprime të papranueshme ndërkombëtare, duke kontribuar në agresionin e Shteteve të Bashkuara dhe regjimit izraelit kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Iranit, duhet të mbajnë përgjegjësi.
Iravani, në këtë mënyrë i është përgjigjur një letre nga gjashtë shtete arabe, të cilat i kërkojnë llogari Iranit për sulmet e tij gjatë kësaj lufte.
deklaroi se Irani e refuzon kategorikisht çdo akuzë të pabazuar dhe pretendime tërësisht të paqëndrueshme të përfshira në letrat e dërguara nga Katari, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Kuvajti dhe Jordania.
Në një letër dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombet e Bashkuara dhe Kryetarit të Këshillit të Sigurimit, Iravani theksoi se pretendimet për të ushtruar të drejtën e vetëmbrojtjes nga këto shtete, nuk mund të konsiderohen si mbrojtje të ligjshme sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, por janë veprime të papranueshme ndërkombëtarisht, sipas Rezolutës 3314 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që konsiderohet si një akt agresioni.
Ai shtoi: “Këto shtete qëllimisht kanë injoruar shkaktarët e thellë të situatës aktuale dhe kanë anashkaluar një realitet të rëndësishëm, atë që Shtetet e Bashkuara dhe regjimi izraelit janë fajtorë për kryerjen e akteve agresive, duke realizuar sulme të paligjshme dhe provokuese kundër Iranit.”
Ambasadori i Iranit theksoi gjithashtu se përdorimi i paligjshëm i forcës dhe sulmet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Iranit paraqesin shkelje flagrante, të qëndrueshme dhe të përhapura të të dyja fushave të ligjit ndërkombëtar, atë që rregullon përdorimin e forcës dhe atë që rregullon konfliktet e armatosura.



