Enkelejd Alibeaj shprehu shqetësimet e tij për gjendjen e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare. Ai theksoi se PD-ja po përballet me një rrudhim të vazhdueshëm dhe humbje të besimit publik. “Partia Demokratike këtu do të përfundojë… do të përfundojë një grusht gjithmonë e më të rrudhur njerëzish,” tha Alibeaj, duke nënvizuar nevojën për një opozitë të fortë dhe të organizuar.
Ai kritikoi liderët aktualë dhe përplasjen e brendshme që sipas tij po dëmton kredibilitetin e partisë. Alibeaj shtoi se një pjesë e opozitës së Berishës është “irrelevante dhe nuk duhet marrë parasysh”, duke nënvizuar se kjo fragmentarizim krijon boshllëqe për zgjidhje alternative. Ai theksoi rëndësinë e krijimit të një platforme opozitare që të përfaqësojë interesat e qytetarëve: “Sot vendi ka nevojë për një opozitë morale dhe politike. Pa një opozitë të tillë, nuk ka drejtësi dhe nuk ka llogaridhënie për qytetarët.”
Gjithashtu, Alibeaj shprehu besimin se shqiptarët duhet të kenë mundësi të përzgjedhin alternativën politike pa ndikime të jashtme: “Disa mund të thonë që kam të drejtën time në politikë, por fillimisht duhet kuptuar se vendi ka nevojë për rritje dhe stabilitet.”



