
Pasuria e prokurorit të SPAK-ut Ols Dado është shumfishuar pasi kaloi Vetingun në nëntor të vitit 2022, besohet me ndërhyrjen e mikeshës së tij në KPA, Ina Rama e cila në vitin 2008 u angazhua për katapultimin e noterit të saj në Prokurorinë e Pogradecit, në shkelje të ligjit, duke i hedhur hi syve edhe Bamir Topit, asokohe President, pasi Dado nuk e kishte Shkollën e Magjistraturës dhe nuk plotësonte as kriteret e tjera për t’u emëruar prokuror. Në vitin 2023, Ols Dado deklaron se i kanë dhuruar një apartament 127 m2 dhe një garazh 42 m2.

Në vitin 2024, noteri që u bë prokuror pas fustanit të Ina Ramës, Ols Dado, deklaron se i kanë dhuruar një apartament me sipërfaqe 125 m2 dhe një garazh 15 m2. Ka dyshime të forta se këto pasuri që po kalojnë në emrin e Ols Dados janë pasuri të fshehura në emrin e nënës së tij, e cila rezulton edhe bashkëpronare në letra e një pallati te Rruga e Kavajës, për ndërtimin e të cilit Dado ndërhynte tek Erion Veliaj duke përdorur funksionin e prokurorit.

Në vitin 2021, Ols Dado, me pasion violinën, filozofinë, fustanet dhe pallatet, deklaron se i kanë dhuruar një truall plus ndërtesë me sipërfaqe 277 m2, pasuri nga e cila i takon 25 %. Po gjatë këtij viti, Ols Dado deklaron se ka trashëguar një aset me sipërfaqe 1464.00 m2, por me pjesë takuese 0.36 %. Në vitin 2021, Ols Dado ka deklaruar blerjen e disa pasurive të paluajtshme me bursim kursime nga paga e tij si prokuror.

Ols Dado, i cili është përfshirë në një histori të padëgjuar përndjekje, dhunimi dhe hakmarrje ndaj një prokuroreje të re, deklaron se ka blerë një apartament me sipërfaqe 115 m2 me vlerë 74 mijë euro, me burim kursime nga paga. Në vitin 2021, Dado deklaron apartament 127 m2, me vlerë 39 mijë USD. Duket se kemi të bëjmë me pasurinë e deklaruar në 2024, për shkak të një shtese me sipërfaqe prej 105 m2. Dado deklaron edhe një garazh 23 m2.

Më herët, Ols Dado ka deklaruar një apartament me sipërfaqe 129 m2 në Tiranë, blerë me të ardhurat si noter para vitit 2008. Ols Dado deklaron shpenzime deri në 22 mijë euro në vit për marrjen me qira të një makine tip Range Rover, i cili përdoret më shumë nga biri Kris Dado, që punon në institucione publike.

Ndërkaq, ‘fati i bardhë’ i Ols Dados, njeriu që emëroi prokuror pa plotësuar kriteret, që e solli nga Pogradeci në Tiranë, që besohet se e ndihmoi të kalonte Vetingun dhe që i luajti fijet për t’a emëruar në SPAK, po tenton t’a shpëtojë nga shkarkimi në Apelin Administrativ. Ajo është Ina Rama, e cila pas mbarimit të mandatit në KPA, KLGJ i mbajti vendin vankat dhe e emëroi në Apelin Administrativ.
Këtë të mërkurë u hodh shorti në Gjykatën Administrative të Apelit për ankimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndaj vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, në çështjen që lidhet me emërimin e Ols Dados në detyrën e prokurorit. Sipas burimeve, pjesë e trupit gjykues është edhe Ina Rama, e cila në vitin 2008 i propozoi Bamir Topit kandidaturën e Ols Dados për prokuror në Pogradec. Disa muaj më parë, Bamir Topi ka pohuar se nuk i ka verifikuar kriteret për emërimin e Dados, por ka firmosur propozimin e Ina Ramës formalisht, duke pranuar se Ols Dado nuk duhet të jetë prokuror.

Kodi i Procedurës Civile parashikon se gjyqtari duhet të heqë dorë nga një çështje kur ka interes në të, kur ka shfaqur më parë mendim për çështjen ose “në çdo rast tjetër kur vërtetohen, sipas rrethanave konkrete, arsye serioze njëanshmërie”. Ndërkaq, pjesë e trupit gjykues për çështjen e ligjshmërisë së mandatit të Ols Dados është edhe gjyqtarja Blerona Hasa, e cila e ka kaluar Vetingun përmes një skeme korrupsioni, edhe pse nuk justifikonte pasurinë, kishte fshehur një vilë dhe konsiderohej si e korruptuar nga një raport sekret i DSIK-së, hartuar nga SHISH.

Blerona Hasa, vajza e aktorit të njohur të humorit Fadil Hasa, njihet si shoqe e ngushtë e Ina Ramës dhe Ols Dados. Madje, Ols Dado ka qenë noteri i preferuar në Durrës i çiftit Lauren Shehi dhe Blerona Hasës për lëvizjet e pasurisë. Nga ana tjetër, bashkëshorti i gjyqtares Hasa, Lauren Shehi, dikur doganier dhe i dyshuar si sekser i kompanive të naftës për zhvatjen e shtetit dhe zerimin e detyrimeve me vendime të firmosura nga gjyqtarja Hasa, është avokat dhe mbron klientë që hetohen edhe nga Ols Dado.

Një burim pranë Apelit Administrativ tha se anëtarët e trupit gjykues për mandatin e Ols Dados janë paracaktuar nga vetë Ols Dado, duke vendosur të besuarat e tij, Ina Ramën dhe Blerona Hasën nga Durrësi, për të siguruar dy votat që i duhen për t’i shpëtuar shkarkimit si prokuror, funksion nga i cili përfiton rreth 65 mijë euro pagë në vit, pa rritjen e kërkuar nga kupola e drejtësisë, me të cilën paga arrin deri në 10 mijë euro në muaj.



