Kryeministri Edi Rama ka uruar
publikisht Fatos Nanon për ditëlindjen e tij me një postim në rrjetet sociale.
Rama ka shtuar se rruga e PS-së
pa udhëheqjen e Nanos mund të kishte qenë shumë më e gjatë dhe më e vështirë.
Në fund, Rama e mbyll urimin me
fjalët: Respekt, përqafime dhe gëzuar i dashur Kryetar.
Postimi i Plotë:
Në këtë ditë të shënuar të
lindjes së tij – teksa pas hapjes së 4 kapitujve të tjerë të negociatave të
anëtarësimit, po udhëtoj për të mbajtur një leksion në Kolegjin legjendar të
Europës në Bruzh – më erdhi krejt natyrshëm dëshira që t’i uroj publikisht
Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, një ditëlindje të gëzuar
dhe jetë të gjatë 100 vjet
Sot kur Shqipëria e sheh nga
afër majën ku duhet të ngjitet pas një rrugëtimi të stërgjatë, dua të them se
si pjesë e këtij rrugëtimi, Fatosi ka meritën e madhe që e ktheu partinë tonë
në një forcë me sy e me zemër nga Europa dhe sikur ta mendosh për një moment,
atë fazë të parë të historisë së Partisë Socialiste, në Shqipërinë e zhytur në
vorbullën e rrumpallës demokratikase, pa Fatos Nanon në krye të saj, mendja të
thotë se rruga jonë mund të kishte qenë shumë më gjatë Respekt, përqafime dhe
gëzuar i dashur Kryetar.




