Giuseppe Sala, kryetari i
bashkisë së Milanos, konfirmon se ekziston një marrëveshje për shitjen e zonës
së San Siros te Milani dhe Interi, por miratimi përfundimtar varet nga Këshilli
i Qytetit.
Kryebashkiaku i Milanos, Beppe
Sala, konfirmoi të martën se Milani dhe Interi kanë rënë dakord të blejnë zonën
e San Siros, përfshirë stadiumin Giuseppe Meazza.
“Gjithçka është në rregull. Të
mërkurën, duhet të shkojmë në këshill me rezolutën për shitjen e San Siros
sepse, në fakt, kemi arritur një marrëveshje me klubet”, ka thënë fillimisht
Sala për RTL 102.5.
“Stadiumi [i ri] duhet të jetë
gati deri në vitin 2031 sepse UEFA po na thotë se nuk do ta marrin në
konsideratë Milanon për Kampionatin Evropian 2032 nëse San Siro mbetet”.
“Do të ketë një rezolutë dhe
një propozim për projektin. Meqenëse po flasim për transferimin e aseteve kaq
të rëndësishme, kjo do të kalojë më pas në Këshillin e Qytetit”.
“Së pari, do të ketë komisione
dhe diskutime, dhe pastaj do të duhet të arrijmë në një vendim, qoftë po ose
jo. Dua të kem ndërgjegje të pastër. Do ta sjell rezolutën në këshill dhe do ta
mbështes miratimin e tij”.
“Do të votoj pro dhe më pas do t’i takojë
Këshillit Bashkiak të vendosë. E gjithë kjo do të ndodhë deri në fund të
muajit”, përfundoi i pari i bashkisë së Milanos.




