
Trazirat kanë përfshirë qendrën e Milanos në Itali, në afërsi të katedrales së famshme Duomo, pas përshkallëzimit të një proteste kundër rritjes së kostos së jetesës dhe problemeve me shërbimet publike.
Sipas raportimit të publikuar nga faqja “Lensa Peristiva”, ajo që nisi si një demonstratë proteste u shndërrua në përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa në zonën qendrore të qytetit u raportuan akte vandalizmi dhe zjarre.
Policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit hodhën sende dhe dëmtuan pronën në zonën pranë Piazza del Duomo.
Pamjet e publikuara tregojnë re të mëdha tymi që mbulojnë sheshin dhe fasadën e katedrales ikonike, ndërsa situata paraqitet e tensionuar.
Deri në këtë moment, në materialin e publikuar nuk jepen detaje për numrin e personave të arrestuar apo të plagosur.
Linkun e videos e gjeni ketu: https://www.facebook.com/share/r/1A2ojveo25/?mibextid=wwXIfr



