
Të dhënat e publikuara nga Ministria Federale e Brendshme në Gjermani tregojnë se, gjatë periudhës 2015–2024, policia ka regjistruar 108.409 vepra të rënda penale ku dyshohet të jenë përfshirë të paktën një shtetas afgan.
Sipas të dhënave, gjatë së njëjtës periudhë janë regjistruar 52 viktima vrasjesh dhe 2.691 raste përdhunimi që përfshijnë të dyshuar afganë.
Shifrat tregojnë gjithashtu një rritje të ndjeshme të rasteve të përdhunimit, nga 69 në vitin 2015 në 437 në vitin 2024, një rritje prej 533 për qind.
Vetëm gjatë vitit 2024, autoritetet policore kanë regjistruar 14.217 vepra të rënda penale ku përfshiheshin shtetas afganë.
Të dhënat janë kërkuar nga deputeti i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), Jan Wenzel Schmidt, i cili i ka cilësuar shifrat e vitit 2024 si një “rekord të trishtë”.
Ai ka ngritur gjithashtu shqetësimin për numrin e ulët të dëbimeve, duke theksuar se deri më tani vetëm 28 shtetas afganë të dënuar për vepra penale janë deportuar.
“Fakti që deri më tani janë deportuar vetëm 28 kriminelë afganë duket, me gjithë respektin e duhur, qesharak në krahasim me këto shifra”, është shprehur Schmidt.



