Në stilin e tij unik dhe pa filtra, sipërmarrësi Gjergj Luca është shfaqur nga zemra e Amerikës për të prezantuar hapin e radhës të biznesit të tij. Mes ironisë ndaj politikanëve në Shqipëri dhe krenarisë për punën 35-vjeçare, Luca zbulon projektin e ri të brandit “Rozafa” në tregun amerikan, duke i dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë politikës me thirrjen: “Rroftë kapitalizmi!”




