
Gjykata ka vendosur të shtyjë seancën gjyqësore në themel ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe të pandehurve të tjerë të përfshirë në këtë proces.
Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 17 nëntor. Vendimi për shtyrjen erdhi pas mungesës fizike të Veliajt në sallën e gjyqit, i cili zgjodhi të përfaqësohej nga avokatët e tij mbrojtës me argumentin e mospjesëmarrjes brenda kafazit të qelqtë.
Përmes mbrojtjes ligjore, kryebashkiaku i ka dërguar një letër trupës gjykuese, duke kërkuar që qëndrimet e tij të parashtruara në shkresë të lexohen publikisht me qëllim garantimin e transparencës gjatë procesit.



