
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë në Bruksel për Samitin e Euronews mbi Zgjerimin e BE-së. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministria, e cila njofton se kryeministri Rama do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një forum i nivelit të lartë kushtuar zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe perspektivës evropiane të vendeve aspirante për anëtarësim.
Në kuadër të Samitit, Kryeministri Rama do të bisedojë me gazetarët e Euronews për ecurinë e Shqipërisë në këtë proces ku paralelisht vijon puna dhe takimet teknike për mbylljen e grupkapitujve të rradhës, si dhe do të zhvillojë takime me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.



