Në 30 tetor, në orën 14:00 CNA.TV dhe CNA.al publikuan një video bombë, e cila zbërtheu të gjithë piramidën e korrupsionit të Irfan Hysenbelliut, se si ky i fundit kërkon t’u marrë shqiptarëve nga 300-600 milionë euro, nëpërmjet padive në Gjykatat e Arbitrazhit në Londër apo Paris.
Kjo video e cila tregon fytyrën kriminale të Irfan Hysenbelliut që përdor pushtetin e medias për interesat e tij, ky rast, nëse do të kishte ndodhur kudo në botë apo Europë do të kishte shkaktuar shumë zhurmë, do të kishte sjellë shumë reagime, do të ishin marrë masa për korrupsioinin që po kryhej, për aferat dhe skandalet, në Shqipëri nuk ndodhi.



