
Gazetari Bled Mane ka ironizuar publikisht deputetin Agron Shehaj, duke ngritur një pyetje pikante mbi shumën e parave që ky i fundit ka shpenzuar deri më tani.
Përmes një postimi, Mane i drejtohet Shehajt me pyetjen: “Sa para ke harxhuar?!”, duke shtuar me ironi se me ato para mund të ishte ndërtuar një spital për fëmijë në Vlorë.
Thumbimi publik i gazetarit ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, ndërsa mesazhi i tij është një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj deputetit, duke vënë në qendër të diskutimit shpenzimet dhe mënyrën e përdorimit të parave.



