Gjergj Luca ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me ndryshimet e taksave, duke e parë këtë çështje nga këndvështrimi i biznesit dhe mundësive për zhvillimin e vendit.
Luca shprehet se, ndërsa disa analistë i shohin ndryshimet e taksave si arsye për të ngritur zërin, ai si sipërmarrës i konsideron ato një mundësi për të kontribuar në zhvillimin e Shqipërisë.
“Sepse Shqipëria nuk ndërtohet me zhurmën e studiove, por me djersën e punës, ndershmërinë dhe ëndrrat e brezit të ri!”, shkruan Luca në postimin e publikuar në rrjetet sociale.
Linkun e videos e gjeni ketu: https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2105918626961580%2F&show_text=true&width=267&t=0



