
Me tensione dhe debate ka nisur seanca e kësaj të enjte në Kuvend.
Teksa në nisje të seancës kreu i Kuvendit Niko Peleshi po lexonte rendin e ditës, ishte demokrati Flamur Noka ai i cili iu afrua dhe ka nisur debat.
Nokës i janë bashkuar edhe deputetët e tjerë të opozitës, të cilët në duar mbajnë fotografi, me demtimet që u janë shkaktuar protestuesve nga forcat e policisë.



