Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka reaguar ashpër përmes një videoje publike, ku ka ngritur shqetësimin për dëmet ekonomike dhe manipulimin e të rinjve në rrjetet sociale e media.
Sipas Lucës, vëmendja po përqendrohet te “telenovelat e lotëve”, ndërsa po injorohet goditja e madhe që po i bëhet ekonomisë së vendit përmes anulimit të udhëtimeve turistike, rezervimeve në restorante dhe pezullimit të aktivitetit të bizneseve.
Ai denoncoi përdorimin e adoleshentëve nga politika dhe profilet false në rrjetet sociale, duke i cilësuar ata si “mish për top” për interesa partiake:
“Këta adoleshentë që nuk kuptojnë asgjë nga politika përdoren si mish për top nga qendrat e partive dhe rrugaçët e rrjeteve sociale. Lini njerëzit e suksesshëm të këtij vendi të punojnë e të prodhojnë taksa për shkolla e rroga më të mira,” — është shprehur Luca.



