
Rrjetet e lidhura me Rusinë po përdorin video të vjetra, të ripërdorura dhe të gjeneruara nga inteligjenca artificiale për të nxitur më tej tensionet gjatë protestave të dhunshme të fundjavës, sipas një postimi të publikuar nga Visegrad24.
Sipas postimit, shërbimet e inteligjencës franceze kanë konfirmuar se këto rrjete po përhapin në mënyrë të qëllimshme pamje të rreme të dhunës policore, me synimin për të provokuar protestuesit dhe për të përshkallëzuar situatën.
Në fokus është edhe rrjeti i njohur si “Matryoshka”, i cili, sipas pretendimeve të publikuara, shfrytëzon kaosin dhe përhap përmbajtje manipuluese për të krijuar përshtypjen e trazirave në shkallë kombëtare.



