Nga Ylli Manjani
Të flasë…”, “Të ikë nga PS-ja…”, “Të godasë Ramën…”, “Të bëjë parti të re…”, “Të përçajë socialistët…”, “Të bëjë këtë…”, “Të bëjë atë…”
Hahahahahahah!
Janë sulur të gjithë t’i tregojnë Erion Braçes se çfarë duhet të bëjë. Madje ia kanë bërë edhe planin politik, strategjinë elektorale, itinerarin e largimit nga PS-ja dhe, po të jetë nevoja, edhe fjalimin e lamtumirës!
Të gjithë duan që Braçja të bëjë atë që ata vetë duhej ta kishin bërë prej kohësh, por që nuk dinë, nuk munden ose nuk kanë takat ta bëjnë.
Domethënë, tani na doli që Erion Braçe është zgjidhja për paaftësinë politike të opozitës shqiptare!
Kjo është vërtet madhështore!
Opozita, e cila mban përgjegjësinë kryesore politike për faktin që Rama dhe PS-ja qeverisin prej tre mandatesh pa pasur nevojë për të, ka zbuluar më në fund strategjinë e fitores, “të largohet Braçja nga PS-ja”!
Se çfarë duhet të bëjë vetë opozita, kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka të bëjë diçka Braçja!



