
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një kthesë të papritur në deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni.
Përpara nisjes për në Alabama, Trump deklaroi para gazetarëve se marrëdhënia e tij me lideren italiane është shumë e mirë.
Deklarata e paqtimit vjen pas muajsh përplasjesh të ashpra mes dy udhëheqësve për shkak të luftës në Iran dhe krizës në Ngushticën e Hormuzit.
Në qershor, Trump e kishte sulmuar personalisht Melonin duke e ironizuar për qëndrimin e saj gjatë punimeve të samitit të G7-ës.
Presidenti amerikan vlerësoi gjithashtu vendimin e Evropës për lirimin e rezervave të naftës, duke e cilësuar këtë lëvizje si “të jashtëzakonshme”.
Trump konfirmoi zyrtarisht se Uashingtoni nuk do të vendosë asnjë ndalim mbi eksportet e naftës amerikane.



