
Duke folur për përfaqësimin diplomatik të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, kryeministri Edi Rama tha se ambasadorët më të mirë të vendit janë vetë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje.
Rama u shpreh se, pavarësisht aftësive të diplomatëve, janë shqiptarët e suksesshëm në SHBA ata që, sipas tij, “i ngrenë emrin Shqipërisë”. Ai solli si shembull edhe vizitën e zhvilluar sot në një biznes shqiptar në SHBA, Universal Transport drejtuar nga Adriatik Sheko.
“Ambasadorët më të mirë të Shqipërisë këtu janë shqiptarët që i ngrenë emrin Shqipërisë. Sot vizitova një biznes shqiptar në SHBA, ku dola në fotografi së paku me 40 bjonde amerikane. Nuk besoj se ka gjë më domethënëse për Shqipërinë se kjo”, tha Rama.



