
Biznesmeni Gjergj Luca ka publikuar një video, ku shfaqet duke prezantuar përgatitjet për hapjen e “qytetit të ri” në Fier.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Luca shprehet se punimet vijojnë me ritme të larta, ndërsa paralajmëron se më 10 shtator do të jetë momenti i hapjes.
“Ju vazhdoni pushoni, protestoni ose punoni. Punoni si ne te Rozafa që po bëhemi gati për të çelur qytetin më të ri… Ju presim më 10 shtator, vendin se ku, do ua tregoj më vonë”, shkruan Gjergj Luca.
Luca ka zgjedhur kështu të mbajë ende të fshehtë vendndodhjen e saktë në Fier, duke paralajmëruar publikun për një hapje të re më 10 shtator.
Videon e gjeni ne kete link: https://www.facebook.com/share/r/1PyCMEkZvG/?mibextid=wwXIfr



