
Vetëm pak ditë më parë, Armend Muslika, një djalë nga Hasi nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me ekipin e njohur Tottenham. Një arritje e jashtëzakonshme për një të ri Shqiptar, komunitetin Shqiptar në Londer e më tej. Suksesin e publikuan dhe mediat tona, por askund në asnjë titull apo dhe në përmbajtje nuk u përmend fakti që djaloshi ishte Hasjan, apo nga Hasi.
Këtë vit akademik, Elena Dajçi, një e re nga Hasi arriti një sukses tjeter të jashtëzakonshëm duke u diplomuar shkëlqyeshëm në University of Cambridge. Përjashtuar disa faqe fb në rrjet, asnjë media shqiptare nuk shkruajti një rresht për të.
Sot një ngjarje sh e rënde ndodhi në Ksamil, qe na ka trazuar të gjithëve dhe prekur pa masë. Më shumë se sa për të marrë vesh për ngjarjen, rrethanat si ndodhi etj, media jonë e mbarsur me frustime qe as dua ti theksoj ktu, edhe kësaj rradhe i ra shkurt u kujdes ta vishte ngjarjen me tisin e egër, sipas tyre të vendlindjes së autorit.
Kuptohet ja doli për pak ore që lloj lloj frymori të hedh pështymen e tij mbi tastjerën virtuale duke u marrë me vendlindjen e autorit, se sa me ngjarjen. Sot media në rrjet ja doli ta shumëfishojë këtë mendësi, dhe ta paraqesë para Shqiptarëve Hasin si “Hasi i Sokratit”…!
Për ata që se dinë Hasi ka krimenalitetin me të ulët në vend, referuar statistikave për 1000 banorë të pakten në 20 vitet e fundit. Në Jug ka simoter vetëm Permetin.
Pa u zgjatur, me irriton mënyra e poshtër e të bërit lajm, ku media jonë është mjeshte e pasqyrimit të kronikës së zezë dhe nuk jep kurrë me aq pasion anën tjetër.
Pse nuk flitet dhe shkruhet për Hasin e Armendit dhe të Elenës, për Hasin e të rinjve që studiojnë, punojnë, garojnë, krijojnë dhe arrijnë suksese në Shqipëri dhe në botë. Apo duhet të presim një “Sokrat” tjeter që njerzit të kujtohet që paska Has diku.
Ne duam të shohim dhe të dëgjojmë për Hasin e Armendit dhe të Elenës.
Hasin e atdhedashurisë.
Hasin e dijes.
Hasin e punës.
Hasin e suksesit.
Ky është Hasi i vertete dhe që meritojnë të njohin Shqiptarët!
Man Poga




