Festimet për kualifikimin e Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026 janë shoqëruar me incidente që kanë ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare.
Pas fitores dramatike 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinale, video të shpërndara në internet tregojnë grupe tifozësh argjentinas duke pështyrë, shkelur dhe djegur flamuj anglezë gjatë festimeve në Buenos Aires dhe në disa qytete të tjera.
Sipas raportimeve, disa prej tyre kanë brohoritur slogane kundër Anglisë, duke rikthyer rivalitetin historik mes dy vendeve, i cili lidhet jo vetëm me futbollin, por edhe me konfliktin e Ishujve Falkland .
VIDEON e gjeni ne kete link: https://www.facebook.com/reel/888901107110702



