Screenshot
Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar sërish përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ku i është përgjigjur kritikëve dhe kundërshtarëve të tij në lidhje me akuzat dhe debatet e fundit publike.
Në deklaratën e tij, Luca shprehet i gatshëm të përballet në gjykatë, duke theksuar se do të paraqesë si dëshmi familjet e punonjësve që, sipas tij, kanë përfituar nga aktiviteti i kompanive që ai drejton.
“Po, unë jam gati! Në gjykatë do të sjell videon me fëmijët e punës, do të sjell fëmijët e punës, prindërit, mësuesit dhe shokët e tyre”, shprehet ai në video.



