Botërore shumë shqiptarë kishin një frymë antikosovare prej aktit të 4 Shkurtit, i cili u identifikua me Xhafer Devën. Në Kosovë kishte një frymë kundër Shqipërisë nga identifikimi i Shqipërisë me partizanët që shkuan në ndihmë të ushtrisë antifashiste të Titos. Pas 1990, shumë shqiptarë në Shqipëri kishin një frymë antikosovare nga përzierja e politikës së Kosovës pro Berishës në disa zhvillime negative në Shqipëri, siç ishte referendumi i vitit 1994. Por kur ishte puna tek Lufta e Kosovës, të gjitha këto ranë dhe Shqipëria hapi dyert dhe zemrat.
Kaq dëm mund të bëjë përfshirja e Albin Kurtit në Shqipëri në emër të Kosovës. Asgjë më shumë.
E vetmja gjë që mund ta rëndojë më shumë është nëse ai “heroi” që hoqi flamurin e Izraelit dje nga ambasada në Tiranë mund të jetë dhe pjesë e tyre, meqë Ditmir Bushati na ka siguruar që nuk është i nxitur nga Irani.
Por mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për të cilat harxhon më shumë kohë sesa të formojë një qeveri në vend të vet.
Kosova ka dy vjet pa qeveri, vetëm se Albin Kurti i do gjithë pushtetet, ndërsa në Shqipëri vjen të protestojë pse Edi Rama është në pushtet.
Kosova ka bërë tre palë zgjedhje dhe shkon nga zgjedhjet në zgjedhje pse Albin Kurti kërkon pushtet mbi votat që ka marrë, kurse vjen në Shqipëri dhe proteston pse qeveria nuk rrëzohet se ka marrë shumë vota.
Albin Kurti e ka indeksin e lirisë së qytetarëve të vet, shpallur nga Freedom House, më të ultin në Ballkan, shumë më poshtë Shqipërisë, dhe vjen të protestojë në Tiranë në emër të lirisë së qytetarëve. Albin Kurti e ka indeksin e lirisë së medias shumë më poshtë se në Shqipëri dhe vjen të protestojë në Tiranë për lirinë e medias. Albin Kurti e ka partinë e tij një gijotinë politike për këdo që nuk i thotë “Baba” dhe vjen tek “nëna Shqipëri” t’i gjejë asaj një “babë” si ai.
Ndaj Edi Rama bën mirë që e injoron përfshirjen e tij në Tiranë se është e parëndësishme, por meqë pretendon se e respekton, është mirë mos t’ia hajë dhe meritat.



