Abaz Hoxha – një nga themeluesit e kinematografisë shqiptare dhe kuadri i parë me arsim të lartë profesional i saj, teknik i mesem ndertimi, inxhiner elektronik, studjues dhe historian i parë dhe i vetëm i kinematografisë, pedagog i Akademisë së Arteve dhe i Akademisë “Marubi” të Filmit dhe Multimedias ku jep lëndën e Historisë së Kinematografisë Botërore dhe shqiptare, Antar i Redaksisë së Arteve dhe Arkitekturës në Akademinë e Shkencave për hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar,themelues, dhe për 17 vjet, drejtor i Arkivit Shtetëror Qëndror të Filmave(Antare e Federatës Ndërkombëtare të Arkivave të Filmave (FIAF) nga viti 1963, Antar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe fitues i dy çmimeve në konkurset Kombëtare letraro-artistike, publiçist dhe autor i mbi 150 shkrimeve të karakterit problemor dhe studimor si dhe autor i 23 librave për kinematografinë shqiptare dhe botërore dhe figurave përfaqësuese të tyre, hartues i Enciklopedisë së parë të Artit, etj.



